Fotografia e profilit i solli shumë mesazhe, por jo për arsyen që po priste (Foto)
Një grua ka shkaktuar pa dashje debat, se si duhet vendosur letra e tualetit – e tëra në bazë të fotografisë së profilit të llogarisë në Tinder.
Fun
Hana Michels nga Shtetet e Bashkuara, e kishte vënë në platformën për njoftime, një selfie qesharake nga banja, e cila i solli shumë mesazhe nga meshkujt – por, asnjëra për arsyen që po e priste, transmeton Telegrafi.
Asnjëri prej tyre, nuk kërkoi takim me 30-vjeçare – brenga e tyre më e madhe, ishte vendosja gabim e letrës higjienike.
“Ky është profili im, të cilin e kam për një vit. Ende asnjë kërkesë për takim, por 23 mesazhe, pse e kam gabime me rolenë e letrës” ka shkruar Hana në Twitter.
Nuk kanë munguar as disa postime prej tyre, që i demonstrojnë me ilustrime, se si vendoset ky mjet. “Vetëm do tija për ta rregulluar banjën, ndërsa do të largohem më pas i qetë” ka shkruar një komentues.