Të Infektuar: 1052

Të Shëruar: 820

Të Vdekur: 30

Fotografi të rralla të enterierit të Mercedes E-Class të prodhimit të 2021-ës

22:40 | 20 Maj 2020

Mercedes E-Class, prodhim i vitit 2021, të modelit Coupe dhe Convertible janë afër lansimit. Ato do shfaqen në publik për herë të parë më 27 maj të këtij viti.

Kësisoj, firma prodhuese e tyre, Mercedes, ka ofruar disa fotografi që shfaqin enterierin e modeleve në fjalë, shkruan CarBuzz, transmeton lajmi.net.

Siç shihet në fotografi, të dy modelet do të kenë sistemin infotainment, sistem të avancuar zëri nëpërmjet të cilit rregullohen gradët e temperaturës, lexohet parashikimi i motit, ndizet klima apo kumtohet rezultati i ndonjë ndeshjeje futbolli.

Gjithashtu, enterieri përbrën edhe ekranin me prekje, tek pjesa e medieve dhe e navigimit.

Sa i përket asistimit për shoferët, Coupe E Class Coupe dhe Convertible 2021 do të pajiset me një ndihmës frenash aktiv si standard. /Lajmi.net/