Fotografi të papublikuara nga pushimet e Duas me të dashurin në St. Lucia

Dua ka ndarë disa momente të bukura nga pushimet e fundit.

ShowBiz

29/07/2020 09:46

Pas disa muajsh qëndrimi e vetizoluar në Londër bashkë me partnerin e saj, Anwar Hadid, Dua Lipa kishte shijuar disa ditë pushimi në St. Lucia, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja shijoi në maksimum ato ditë pushimi dhe më pas udhëtuan drejt fermës së prindërve të Anwarit në Pensilvani.

Së fundi, Dua postoi disa fotografi të reja nga ato pushime, në të cilat shfaqet e lumtur krah Anwarit dhe shfaq fizikun në bikini.

Kujtojmë se Dua Lipa së fundi ka qenë emër shumë i komentuar pas postimeve që bëri lidhur me kërkesën drejtuar kompanisë “Apple” për vendosjen e Kosovës në hartë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CDM4BlssCXT/