Kosovari has në Liqenin e Batllavës gjarprin më të rrezikshëm në Evropë

Jusuf Islami, bloger, ka hasur në një gjarpër të llojit nëpërkë një-brirësh në Batllavë, i cili dyshohet të jetë ndër më të rrezikshmit në Evropën Jugore, për shkak të toksicitetit të lartë dhe gjatësisë afro një metërshe. Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes të shtuar nga ky lloj gjarpri.

Fun

21/05/2020 16:56

Islami pamjet i ka publikuar fotografitë që ia ka realizuar gjarprit të rrallë në llogarinë zyrtare të tij në ‘Facebook’, teksa ka shkruar edhe lidhur me habitatin e tyre natyror. Sipas tij, ky lloj gjarpri zakonisht ka tendencë që të haset në zona shkëmbore, shkruan lajmi.net.

“Ky gjarpër i mrekullueshëm i frikshëm helmues është në të vërtetë i vetmi gjarpër në Kosovë që mund të jetë i rrezikshëm për jetën e njeriut në një rrethanë fatkeqe. Është e lehtë për t’i njohur ato me modelin dallues të zigzagut në anën e pasme të tyre dhe një bri të vogël në majë të ballit të tij”, shkruan blogeri.

https://www.facebook.com/jusuf.islami.75/posts/10163792472540691?__xts__%5B0%5D=68.ARBDobQIevnTlilKnAdEA8bL9L39pmXymfj2zF3QYVtayMfP0UR9a5ZliRKFZbvyXOeJ7012qnsihFOHWn9laIZyQxFcDDGrqz2kdebQD0ZcbBiUBNdztqMmDziV2GX9D8uZLEe4M4VLI-B99gt4p7anyS1bOjMzNZKrfnDugBbTpZ35TKMVBdft4y3-CupzTu4n0zTDXtQPBBt34eQo0gUzCcVJzKh8z97BwdHeo6hpvyFdjGRs-7yHyKN3FBhIGFc9lkj079nzw0AfOT3DMOJxVxJaO5oNy0Y&__tn__=-R

Ai thotë se përgjatë periudhës së verës dhe vjeshtës, vipera ammodytes-it, emri biologjik i gjarprit nëpërkë, i pëlqen të qëndrojë luginave të lumenjve, meqë aty e pret gjahun.

Islami gjithashtu ka një porosi për të gjithë ata që preferojnë qëndrimin në natyrë përgjatë stinës së pranverës.

https://www.facebook.com/jusuf.islami.75/posts/10163764523620691

“Ndonjëherë ajo mund të shtrydh në foletë e zogjve, rekomandohet kujdes në pranverë, si dhe ata që qëndrojnë në natyrë dhe ecin nëpër natyrë për të veshur çizme të larta dhe për të shmangur mundësinë e kafshimit”, shkruan ndër të tjera ai.

Sipas tij, armiku i tyre kryesor është shqiponja. /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/jusuf.islami.75/videos/10163782686760691/?__xts__[0]=68.ARBwIktgwMXMQD4uEY-lbss8sHHBsP6qOBKYXslqcnmzG_F-tK_-phqApCiphyWuwj_L7TwzbrgNybnfGCirMStnsUZM27WW7hSKe6CAvwIGOiz1Elh5-0SVCZCgEkeJ0pTiSRJvJ5b0HEdrUMXJU-8C_i1BQ5TPq3w5NYDrzFu1KDUbzSIe8dJEopA2OfWDXdcbRXc4dn5lGipLexbGWW5LGfr2o9aL0aKPkTuwo7M1ZApJ_XKaNmDTDF3sS9chG3nANwWWARbhUY69lZ9Klt9MJk-vdJ-DSP-c7hE5gFhr&__tn__=-R