Fotografi i “The Sun” paditë Murdoch-un, kërkon dëmshpërblim 500 mijë funta

Pronari i rrjetit të medieve në Britani, Rupert Murdoch, është paditur nga fotografi i tabloidit “The Sun”, duke i kërkuar 500 mijë funta dëmshpërblim,  shkaku i diskriminimit moshor në punë. 

Bota

23/05/2014 20:34

Dave Hogan, 53 vjeçar, një nga fotografët më të njohur të showbizit në Britani, ka paraqitur një padit në Gjykatën për Punësim në Londër pas ndërprerjes së papritur të kontratës, pas 33 vjet pune në tabloid. 

Procesi gjyqësor ka shumë shanse ta vej në siklet kompaninë e Murdoch-ut, pasi akuzuesi kishte filluar punë në kompani në vitin 1981, kur ishte në moshën 21 vjeçare. 

Ai ishte i njohur për fotografitë e tij, që u bënte yjeve të Hollywood-it. 

The Independent shkruan, të ketë mësuar se kontrata e Hogan u shkëput me një thirrje telefonike. Fotografi tha se u trondit thellë nga trajtimi.