Fotografi e rrallë, Thaçi i mban fjalim ekipit të Kosovës (FOTO)
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka hyrë në zhveshtoren e ekipit pas barazimit kundër Finlandës.
Sport
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mbajti një fjalim për ekipin e Kosovës pas ndeshjes kundër Finlandës.
I shoqëruar edhe nga kreu i FFK-së, Fadil Vokrri, ai ka uruar futbollistët për paraqitjen fantastike në barazimin 1:1, përcjell “Lajmi.net”.
Përveç Thaçit në tribunat e stadiumit ishte edhe Presidenti i AKR-së, Behxhet Pacolli si dhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri.