Foshnja vritet nga macja e shtëpisë

Një foshnje nëntë muajshe, femër, është vrarë nga një mace pasi kafsha shtëpiake ra në gjumë në fytyrën e saj dhe e mbyti atë, sipas policisë ukrainase.

Fun

03/12/2019 14:20

Alexandra nëntë muajshe ishte në gjumë në e karrocën e fëmijëve në oborr, derisa nëna e saj, Snezhna, po bënte punët e shtëpisë, bën të ditur Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Snezhana, e cila jeton në rajonin Vinnytsia të Ukrainës Lindore, rreth 125 milje larg nga Kievi, erdhi të kontrollojë vajzën. Ajo gjeti një mace duke fjetur në fytyrën e saj.

Macja u hodh nga karroca dhe iku, kur Snezhana zbuloi se e vogla e saj nuk po merrte frymë.

Nëna telefonoi paramedikët dhe ambulancën, por ata nuk mundën ta shpëtonin foshnjën, e cila vdiq nga asfiksia.

“Nëna pa macen të shtrirë mbi fëmijën… duke i fjetur në kokë. Foshnja tashmë kishte vdekur”, deklaroi polici lokal Pavlo Darmorgrai.

Trupi, sipas policit, iu dërgua ekspertëve të mjekësisë ligjore, për ta kryer një autopsi. Mendimi paraprak i ekspertëve është se ajo vdiq nga asfiksia.

Policia tha se vdekja ishte ‘aksidentale’. /Lajmi.net/