Formula 1 bartet në Portugali – Hamilton synon triumfin në Portuguese GP
Formula 1 do të bartet sot në Portugali.

Sport
Pista e cila ishte ndër të fundat që siguroi një vend në kalendarin e F1 do të jetë sot nikoqire e garës së Formula 1.
Në Portuguese GP nga pozita e parë sot niset kampioni i Formula 1, britaniku i Mercedes, Lewis Hamilton, shkruan lajmi.net.
Numri 44 ishte më i shpejti në kualifikueset e Portuguese GP, duke lënë prapa vetes Valtteri Bottas dhe Max Verstappen.
Ferrari niset nga pozita e katërt me Charles Leclerc.
Gara për Grand Prix të Portugalisë fillon në ora 14:10. /Lajmi.net/