Formacioni zyrtar i Kosovës përballë Sllovenisë
Është bërë i ditur formacioni zyrtar i Kosovës për ndeshjen e sontme kundër Sllovenisë, takim ky që zhvillohet në Lubjanë.

Sport
‘Dardanët’ për takimi që nis nga ora 20:45 do të zbresin me disa ndryshime nga ndeshja e fundit.
Aliti do të kthehet në pozitën e tij në qendër të mbrojtjes, kurse Vojvoda do të rikthehet si mbrojtësi i djathët, teksa Hadërgjonaj luan si mbrojtës i majtë.
Anel Rashkaj do të startojë nga fillimi, bashkë me Edon Zhegrovën dhe Bernard Berishën.
Edhe këtë ndeshja do ta drejtojë ndihmës-trajneri Muharrem Sahiti, pasi Challandes është ende pozitiv me koronavirus.
Muric,
Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Hadergjonaj,
Kryeziu, Rashkaj
Zhegrova, V. Berisha, B. Berisha
Muriqi. /Lajmi.net/