Formacioni me yjet që Benfica i ka shitur që nga viti 2010 (FOTO)

Benfica vazhdon të jetë njëra nga skuadrat që përfiton më së shumti në botë nga shitjet e futbollistëve.

Sport

16/06/2017 21:25

Skuadra kampione e Portugalisë, edhe pse çdo vit furnizon me lojtarë skuadrat e njohura evropiane, vazhdon të paraqitet në nivele të larta, duke qenë gjithmonë konkurruese.

Lojtari i fundit që u largua nga Benfica, është mbrojtësi Victor Lindelof, që iu bashkua Manchester Unitedit.

Benfica çdo vit bën shitje të mëdha, ku nga ta kanë kaluar emra të mëdha si Angel Di Maria, David Luiz, Fabio Coentrao dhe Bernardo Silva, ku nga shitjet e vetëm 11 yjeve nga viti 2010 ka fituar plot 333.8 milionë euro./Lajmi.net/