Formacioni i yjeve të paftuar për Botëror

Kombëtaret pjesëmarrese kanë publikuar listat me emrat e futbollistëve të ftuar për në Kampionatin botëror në Brazil. Por, një numër i madh i yjeve u injoruan nga skuadrat përkatëse.

Sport

14/05/2014 13:40

Selektorët e Kombëtareve përkatëse të 32 skuadrave pjesëmarrëse në Kampionatin botëror paraqitën të martën listas e tyre – disa të gjera e disa përfundimtare – për garën që do të zhvillohet gjatë verës në Brazil.

Calciomercato.it ka publikuar një formacion ideal me emrat e atyre që patën mundësi të paraqiteshin në Botëror, por nuk u ftuan në skuadrat përkatëse.

Nga portieri Stekelenburg, deri tek mbrojtësit si Terry e Abidal, por pa i anashkaluar edhe mesfushorët kualitativ si Borja Valero, Kaka e Nasri, ekipi përbëhet nga yje të mëdhenj.

Shkëlqimi nuk mungon as në sulm me dyshen Carlos Tevez dhe Mario Gomez, të cilët megjithatë nuk do t’i shohim në Brazil.

Formacioni: (4-3-1-2): Stekelenburg; van der Wiel, Terry, Abidal, Criscito; Callejon, Borja Valero, Narsi; Kakà; Tevez, Gomez.

Të tjerët: Ashley Cole, Cambiasso, Isco, Pizarro, Danny, Vela, Gilardino, Mario Gomez.