Formacioni i javës në UEFA Champions League, i mbushur me yjet e Manchester Cityt

Mbrëmë është mësuar edhe finalisti i dytë i UEFA Champions League këtë sezon, me Manchester Cityn që “shpartalloi” Real Madridin me rezultatin 4 me 0 në “Etihad”. Faqja e njohur “Sofascore” ka publikuar foramcionin më të mirë të javës në ndeshjet e dyta gjysmëfinale, shkruan Lajmi.net Në këtë formacion shumica janë lojtarët e Pep Guardiolas,…

Sport

18/05/2023 12:24

Mbrëmë është mësuar edhe finalisti i dytë i UEFA Champions League këtë sezon, me Manchester Cityn që “shpartalloi” Real Madridin me rezultatin 4 me 0 në “Etihad”.

Faqja e njohur “Sofascore” ka publikuar foramcionin më të mirë të javës në ndeshjet e dyta gjysmëfinale, shkruan Lajmi.net

Në këtë formacion shumica janë lojtarët e Pep Guardiolas, duke filluar nga porta me Ederson, pastaj në mbrojtje: Akanji, Dias dhe Walker.

Pjesa e mesfushës është e terë me lojtarët e klubit të Manchester Cityt, me: Grealish, Gundogan, De Bruyne dhe Bernardo Silva.

Kurse në fazën e sulmit, është dyshja e Interit, Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku.

Kujtojmë që finalja e madhe e UEFA Champions League zhvillohet gjatë muajit të ardhshëm (Qershor) me datën 10-të./Lajmi.net/