Formacioni i javës në La Liga – Muriqi i prin sulmit

E përditshmja spanjolle ‘Marca’ ka publikuar formacionin e javës në La Ligë. Sulmit të kësaj javë i prin ylli i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi. Sulmuesi nga Prizreni shënoi dy gola mjaft të rëndësishëm, në barazimin 3:3 ndaj Real Valladolid. Fillimisht me kokë, më pas nga penalltia, transmeton lajmi.net. E performanca e tij e mirë…

Sport

11/04/2023 09:35

E përditshmja spanjolle ‘Marca’ ka publikuar formacionin e javës në La Ligë.

Sulmit të kësaj javë i prin ylli i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

Sulmuesi nga Prizreni shënoi dy gola mjaft të rëndësishëm, në barazimin 3:3 ndaj Real Valladolid.

Fillimisht me kokë, më pas nga penalltia, transmeton lajmi.net.

E performanca e tij e mirë në xhiron e 28-të të ligës spanjolle bëri që Muriqi të jetë pjesë e 11-shës më të mirë.

Kujtojmë që Muriqi tashmë ka 12 gola gjithsej në La Liga.

Vlen të përmendet që në këtë formacion nuk ishin pjesë asnjë lojtarë i Real Madridit, apo Barcelonës.

Më poshtë lajmi.net jua përcjellë 11-shen e kësaj jave në La Liga./Lajmi.net/