Formacioni i frikshëm i Chelseat për edicionin 2020/21, kush mund ta ndalë këtë super skuadër?
Frank Lampard duhet qysh tani të mendojë sesi të planifikojë 11-shen startuese te Chelsea për edicionin e ri 2020/21.
Sport
Blutë kanë zyrtarizuar blerjet e Timo Werner, Thiago Silva, Ben Chilwell dhe më herët atë të Hakim Ziyech. Kai Havertz pritet të jetë lojtari i radhës që do t’i bashkohet londinezëve.
Këta emra pritet ta formësojnë një ekip të frikshëm te Chelsea sezonin e ardhshëm, që padyshim do të ketë synime të mëdha.
Trajneri Lampard pritet të rreshtohet me modulin 4-3-3, ndërsa legjenda angleze luan shpesh edhe me formacionin me tre mbrojtës.
Por si do të duket Chelsea i sezonit të ri? Ju lëmë t’i shihni alternativat e mëposhtme. /Lajmi.net/

