Formacionet zyrtare: Real Madrid – Barcelona

Janë publikuar formacionet zyrtare për ‘El Clasico’. Në “King Fahd International Stadium” në Arabi sonte do të zhvillohet ballafaqimi i madh ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës. Të dy skuadrat do të kërkojnë të rrëmbejnë trofeun e parë për vitin 2023 dhe interesimi për këtë ndeshje është jashtëzakonisht i madh, përcjell lajmi.net. Real Madridi, pasi mposhti…

Sport

15/01/2023 18:45

Janë publikuar formacionet zyrtare për ‘El Clasico’.

Në “King Fahd International Stadium” në Arabi sonte do të zhvillohet ballafaqimi i madh ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës.

Të dy skuadrat do të kërkojnë të rrëmbejnë trofeun e parë për vitin 2023 dhe interesimi për këtë ndeshje është jashtëzakonisht i madh, përcjell lajmi.net.

Real Madridi, pasi mposhti Valencian luftarake në penallti, ishte skuadra e parë që u kualifikua në luftën për titull.

Të nesërmen, Barcelona mundi Betisin në penallti me Ter Stegen shpëtimtar dhe ishte skuadra tjetër që u kualifikua në këtë finale të madhe

Përballë Barcelonës së kompletuar, Reali vjen me tri mungesa të rëndësishme. Lucas Vazquez, David Alaba dhe Aurelien Tchouameni nuk janë në dispozicion të Carlo Ancelotti për këtë sfidë.

Pavarësisht kësaj pritet të zhvillohet një ndeshje interesante.

‘El Clasico’ fillon nga ora 20:00.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell formacionet zyrtare./Lajmi.net/

Real Madrid:

Barcelona: