Formacionet zyrtare: Manchester United – Tottenham Hotspur
Janë publikuar formacionet zyrtare për derbin e xhiros së 29-të të Premier Ligës ndërmjet Manchester United dhe Tottenham Hotspur.
Sport
Manchester United pret në shtëpi ekipin e Tottenhamit në një duel direkt për vendin e katërt.
Dy ekipet e Premier Ligës nuk po kalojnë në formë të mirë momentalisht.
United në pesë ndeshjet e fundit ka fituar dy ndeshje, dy kanë barazuar dhe një kanë humbur.
Ndërsa Tottanhami kanë fituar tri ndeshje dhe kanë humbur dy.
Lidhur me duelet ndërmjet ‘Djajve të Kuq’ dhe Tottanhamit rezultate pozitive kanë Man United.
Në 32 takimet e tyre të fundit Manchesteri ka fituar 18, Tottenhami ka fituar shtatë dhe janë ndarë barazim në shtatë ndeshje.
Pikët janë të rëndësishme për të dy skuadrat dhe pritet të jetë një ndeshje mjaft intensive.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet e të dy ekipeve për ndeshjen e cila zhvillohet sot me fillim nga ora 18:30.
? ? ? ? ? ? ? ?
Introducing your Reds to face Tottenham ✊#MUFC | #MUNTOT
— Manchester United (@ManUtd) March 12, 2022
Your team to face Manchester United. ✊ pic.twitter.com/Oox3Y4OXQj
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) March 12, 2022