Formacionet zyrtare: Liverpool – Chelsea

Derbi më i madh i kësaj xhiro në Premier Ligë do të zhvillohet sonte ndërmjet Liverpoolit dhe Chelseat në Anfield.

Sport

28/08/2021 17:35

Dy skuadrat që i kanë fituar pikët maksimale në dy xhirot paraprake të edicionit të ri, do të ndeshen në duelin kokë më kokë sonte në stadiumin e zjarrtë të Anfield që është rikthyer me kapacitetin e plotë të shikuesve.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare nga të dyja skuadrat.

Liverpool XI: Alisson, Trent, Van Dijk, Matip, Robertson, Fabinho, Henderson, Elliot, Mane, Salah, Firmino.

Chelsea XI: Mendy, Azpilicueta, Christensen, Rudiger, Alonso, Jorginho, Kante, James, Mount, Lukaku, Havertz. 

Ndeshja fillon nga ora 18:30. /Lajmi.net