Formacionet zyrtare Gjilani – Prishtina

Dueli i nxehtë do të zhvillohet sot mes Gjilanit dhe Prishtinës, në kuadër të xhiros së 13-të në BKT Superligë.

Sport

07/11/2021 12:36

Prishtina vie pas një fitore minimale në shtëpi ndaj Drenicës, gjersa Gjilani u ndal në ndeshjen e fundit me barazim ndaj skuadrës së Dukagjinit si mysafir.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.

Gjilani: Koliqi, Sorsa, Halili, Useini, Hoxha, Dabiqaj, Musolli, Hajdari, Torassa, Progni, Krasniqi.

Prishtina: Halimi, Krasniqi, Bekteshi, Otande, Mici, Karabeci, E. Krasniqi, Boshnjaku, Hoti, Kryeziu, John.

Skuadra e Ismet Munishit pozicionohet aktualisht në pozitën e tretë me 21 pikë të mbledhura dhe me një fitore potenciale do të ndanin pozitën e parë me Ballkanin me pikë të barabarta, gjersa skuadra nga kryeqyteti gjendet në pozitën e shtatë me 16 pikë të mbledhura këtë edicion deri më tani pas 12 xhirove, dhe me një fitore potenciale do të ngritej në dy pozita më lart në tabelë. /Lajmi.net