Formacionet zyrtare Gjilani – Drita

Ndeshja kryesore e xhiros së 15-të të BKT Superligës së Kosovës është padyshim ai mes Gjilanit dhe Dritës.

Sport

25/11/2021 12:13

Derbi gjilanas i sheh dy skuadrat si lidere të Superligës me pikë të barabarta – nga 25, me SC Gjilanin që pozicionohet e para falë golaverazhit më të mirë.

Të dy skuadrat vijnë pas fitoreve në xhiron paraprake, Drita e cila regjistroi një fitore minimale në shtëpi ndaj Drenicës, gjersa Gjilani e arriti një fitore të vështirë ndaj Ulpianës.

Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:

Gjilani: Koliçi, Sorsa, Halili, Prekazi, Hoxha, Dabiqaj, Razak, Aziz, Torassa, Progni, Krasniqi.

Drita: Maloku, Islami, Limani, Cuculi, Blakçori, Namani, Broja, Ajzeraj, Fazliu, Kryeziu, Simonovski.

Ndeshja zhvillohet nga ora 13:00. /Lajmi.net/