Formacionet zyrtare: Drita – Prishtina
Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës, për ndeshjen Drita – Prishtina.

Sport
Drita do të ketë një ndeshje mjaft të rëndësishme në kuadër të kësaj xhiroje ndaj Prishtinës.
Është një përballje mjaft e vështirë, ndërmjet dy ekipeve që nuk po kalojnë në formë të mirë momentalisht.
Drita dhe Prishtina kanë statistika të ngjashme në pesë ndeshjet e fundit.
Prishtina ka dy fitore, dy barazime dhe një humbje, ndërsa Drita ka një fitore, dy humbje dhe një barazim.
Ekipi nga Gjilani vazhdon të shpresojë për titull të Superligës së Kosovës, ndërsa kryeqytetasit ende nuk e ka siguruar mbijetesën. Pritet të jetë një ndeshje mjaft interesante.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet zyrtare për ndeshjen e cila luhet sot me fillim nga ora 13:30.
Drita: Maloku, Limani, Balde, Cuculi, Blakqori, Krasniqi, Namani, Fazliu, Ajzeraj, Simonovski, Kryeziu.
Prishtina: Haxho, Krasniqi, Mici, Pllana, Tomasevic, Boshnjaku, Krasniqi, Karabeci, Mankenda, John, Kryeziu.