Formacionet zyrtare Drita – Gjilani
Derbi i anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit do të jetë kryendeshja e kësaj xhiro.

Sport
Drita e cila kryeson në tabelë së bashku me Ballkanin e Drenicën me nga 11 pikë, do të kërkojë fitore për të mbajtur kreun e tabelës, ndërkohë skuadra e Gjilanit e cila nuk e ka nisur aspak mirë fillimin e kampionatit, kërkon këndelljen ndaj rivalit lokal.
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të të dyja ekipeve.
Drita: Maloku, Limani, Cuculi, Balde, Blakçori, Broja, Jashari, Ajzeraj, Muja, Fazliu, Tahiri.
Gjilani: Koliçi, Sorsa, Useini, Halili, Prekazi, Hoxha, Hajdari, Dabiqaj, Musolli, Progni, Krasniqi.
Ndeshja fillon nga ora 15:00. /Lajmi.net