Formacionet zyrtare Brighton – Arsenal

Arsenal dhe Brighton do të zhvillojnë duelin interesant në Premier Ligë, në kuadër të xhiros së shtatë.

Sport

02/10/2021 17:44

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.

Brighton XI: Sanchez; Dunk, Duffy, Burn; Cucurella, Gross, Lallana, Veltman; Moder, Trossard, Maupay.

Arsenal XI: Ramsdale; Tomiyasu, White, Gabriel, Tierney; Partey, Lokonga; Smith Rowe, Odegaard, Saka; Aubameyang.

Arsenali do të luajë me formacionin e njëjtë siç bëri në fundjavën e kaluar ndaj Tottenham, në përjashtim të Granit Xhakës i cili në mungesë të lëndimit, do të zëvendësohet nga Sambi Lokonga për këtë ndeshje.

“Gunners” kërkojnë fitoren e katërt me radhë në Premier Ligë sonte, ndaj skuadrës së Brighton që kanë befasuar për mirë këtë edicion, duke regjistruar katër fitore, dhe duke pasur nga një barazim e humbje tjetër.

Ndeshja fillon nga ora 18:30. /Lajmi.net