Formacionet zyrtare: Barcelona – Man City
Barcelona dhe Manchester City kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që do të fillojë në ora 20:45 në Camp Nou, dhe do të sjellë emrin e një tjetër çerekfinalisti në Ligën e Kampionëve. Gjiganti katalan ka avantazh prej dy golave nga dueli i parë në Etihad dhe ka bërë vetëm një ndryshim nga formacioni bazë…
Sport
Barcelona dhe Manchester City kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që do të fillojë në ora 20:45 në Camp Nou, dhe do të sjellë emrin e një tjetër çerekfinalisti në Ligën e Kampionëve.
Gjiganti katalan ka avantazh prej dy golave nga dueli i parë në Etihad dhe ka bërë vetëm një ndryshim nga formacioni bazë me të cilin u paraqit në ndeshjen e parë.
Neymar do të luajë në vendin e Alexis Sanchezit në sulm. Kurse, Manchester City ka bërë tri ndryshime, Joleon Lescott, Sergio Aguero dhe James Milner janë titullar në Camp Nou.
Barcelona: Valdes, Pique, Fabregas, Xavi, Iniesta, Messi, Neymar, Mascherano, Sergio, Alba, Alves
Man City: Hart, Zabaleta, Kompany, Lescott, Kolarov, Fernandinho, Toure, Milner, Silva, Nasri, Aguero