Formacionet zyrtare Ballkani – Malisheva

Ballkani do të zhvillojë duelin ndaj Malishevës në kuadër të xhiros së 15-të të BKT Superligës së Kosovës.

Sport

25/11/2021 12:21

Ballkani e cila vie pas një humbje shokuese 4-1 ndaj Llapit në udhëtim, do të kërkoj këndelljen ndaj Malisheves për të mbajtur hapin me skuadrat lidere, gjersa Malisheva ka fituar ndeshjen e fundit ndaj Feronikelit me rezultat minimal në udhëtim, megjithatë kanë dëshpruar me formën e tyre pasi renditen në pozitën e parafundit në tabelë me 15 pikë të mbledhura.

Ndeshja e parë në Malishevë ishte mbyllur me barazim pa gola.

Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.

Ballkani: Frashëri, Bytyqi, Jashanica, Thaqi, Hoxha, Kuç, Gashi, Baftiu, Gripshi, Krasniqi, Solomon.

Malisheva: Gashi, Pira, Kryeziu, Hoti, Vitija, Dumani, Bruqi, Binishi, Hyseni, Olivier, Stullqaku.

Ndeshja fillon nga ora 13:30 dhe zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë. /Lajmi.net/