Formacionet zyrtare: Ballkani – Drenica

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës, ndërmjet Ballkani- Drenica.

Sport

20/03/2022 12:17

Lideri aktual i Superligës së Kosovës, Ballkani do të kërkojë pikët e plota në një ndeshje mjaft të rëndësishme në garën për titull.

Ekipi nga Suhareka janë në një formë të mirë dhe do luajnë për fitore ndaj Drenicës.

Drenica në pesë ndeshjet e tyre të fundit kanë fituar një ndeshje, kanë marrë dy barazime dhe një humbje, por ata do të kërkojnë t`iu shkaktojnë probleme Ballkanit.

Pritet të jetë një ndeshje intensive nga të dy ekipet.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet zyrtare për dy ekipet, në ndeshjen e cila zhvillohet sot me fillim nga ora 13:00.

Ballkani: Frashëri, Baftiu, Thaqi, Hoxha, Jashanica, Thaqi, Dellova, Emerllahu, Gripshi, Korenica, Krasniqi.

Drenica: Shala, Arrabal, Thaqi, Jashari, Bejta, Abazi, Gashi, Mëziu, Veliqi, Uka, Zabërgja.