Formacionet zyrtare: Argjentina–Zvicra
Argjentinas dhe Zvicra do ta kërkojnë një vend që çon në çerekfinale sot, pas përballjes në mes tyre. Të dyja skuadrat i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Sport
Zvicra e shqiptarëve do të ketë punë me Argjentinën e Lionel Messit, në ndeshjen e së tetës së finales së Botërorit, që do të zhvillohet pas një ore.
Xherdan Shaqiri me shokë do të mundohen ta bëjnë mrekullinë, duke shkuar në çerekfinale të këtij evenimenti.
Të dyja skuadrat i kanë publikuar formacionet zyrtare, me të cilat do ta nisin ndeshjen e sotme.
Argjentina: Romero, Garay, Zabaleta, Gago, Di Maria, Higuain, Messi, Mascherano, Rojo, Fernandez, Lavezzi.
Zvicra: Benaglio, Lichtsteiner, Inler, Xhaka, Behrami, Rodriguez, Mehmedi, Drmic, Djourou, Schar, Shaqiri.