Formacionet e mundshme: Real Madrid – B.Monchengladbach

Sonte (e mërkurë) do zhvillohet ndeshja vendimtare mes Real Madridit dhe Borussia Monchengladbach, e vlefshme për xhiron e gjashtë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Sport

09/12/2020 10:26

“Los Blancos” kanë nevojë vetëm për fitore që të sigurojnë kualifikimin në raundin tjetër, derisa klubi gjerman me vetëm një pikë do kualifikohet tutje, transmeton lajmi.net.

Te Reali do rikthehet kapiteni Sergio Ramos, që është shëruar nga lëndimi, por do mungojnë Federico Valverde, Eden Hazard, Martin Odegaard, Mariano Diaz dhe Luka Jovic që janë të lënduar.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Vazquez, Varane, Ramos, Mendy; Casemiro, Kroos, Odegaard; Asensio, Benzema, Vinicius.

Monchengladbach (4-2-3-1): Sommer; Lainer, Ginter, Kramer, Wendt; Zakaria, Neuhaus; Lazaro, Stindl, Thuram; Plea.

Ndeshja nis në ora 21:00./Lajmi.net/