Formacionet e mundshme për sfidën e madhe: Juventus – Inter

Juventus do të luajë me klubin e Interit në kuadër të javës së 37-të në Serie A.

Sport

15/05/2021 10:48

Me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet ndeshja e madhe mes Juventusit dhe Interit, që do të vlejë shumë për ‘Zonjën e Vjetër’, shkruan lajmi.net.

Në qoftë se Juventus dështon që të fitojë në këtë ndeshje, atëherë do ta ketë të pamundur kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Interi veçse është shpallur kampion i ri në Itali, pas 9 viteve dominim të Bianconerëve.

Formacionet e mundshme:

Juventus:
Szczesny; Danilo, De Ligt, Chiellini, Sandro; Cuadrado, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Dybala, Ronaldo

Inter Milan:
Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Sensi, Perisic; Lukaku, Martinez/Lajmi.net/