Formacionet e mundshme: Juventus – Napoli, Rrahmani pritet të jetë nga minuta e parë

Juventus do rikthejë Weston mcKennie dhe Arthur ndaj Napolit, derisa Kalidou Koulibaly do rikthehet nga suspendimi.

Sport

07/04/2021 10:41

Ndeshja mes Juventusit dhe Napolit që ishte paraparë të zhvillohet në tetorin e vitit të kaluar, do zhvillohet sonte (e mërkurë) në “Allianz Stadium”, transmeton lajmi.net.

Gjashtë muaj para datës së paraparë, dy skuadrat do luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve.

Merih Demiral, Leonardo Bonucci dhe Federico Bernardeschi kanë dal pozitiv gjatë detyrës në Kombëtare dhe do mungojnë në këtë ndeshje.

Ndërsa, te Napoli pritet nga minuta e parë të jetë kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, që më në fund është shëruar nga lëndimi.

Formacionet e mundshme:

Juventus (4-4-2): Szczesny; cuadrado, De Ligt, Chiellini, Danilo; McKennie, Arthur, Bentacur, Chiesa; Morata, Ronaldo.

Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Hysaj; Fabian, Demme, Zielinski; Lozano, Mertens, Insigne.

Ndeshja nis në ora 18:45./Lajmi.net/