Formacionet e mundshme: Inter – Real Madrid

Sonte (e mërkurë) do zhvillohet super përballja mes Interit dhe Real Madridit, e vlefshme në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Sport

15/09/2021 09:24

Dy skuadrat duan vetëm fitore që të nisin këtë aventurë në mënyrën më të mirë të mundshme, shkruan lajmi.net.

Mungesat e dy skuadrave dhe lojtarët e rikthyer:

Real Madrid do këtë më shumë mungesa shkaku i lëndimeve të shumta.

Te “Los Blancos” mungojnë Ferland Mendy, Dani Ceballos, Toni Kroos, Gareth Bale dhe Marcelo.

Kurse, te vendasit vërehet mungesa e Stefano Sensit dhe Christian Eriksen.

Ndërkohë, te gjiganti spanjoll pritet të rikthehet nga minuta e parë David Alaba, që mungoi ndaj Celtas shkaku i lëndimit, derisa te Inter është rikthyer Alessandro Bastoni.

Formacionet e mundshme:

Inter (3-5-2): Handanovic; Dimarco, Vrij, Skriniar; Perisic, Çalhanoglu, Brozovic, Barella, Darmian; Martinez, Dzeko.

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Gutierrez; Valerde, Casemiro, Modric; Hazard, Benzema, Vinicius

Dy skuadrat u përballen edhe vitin e kaluar në fazën grupore, ku Reali fitoi të dy takimet.

Përballja zhvillohet në “Giuseppe Meaza” me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/