Formacionet e mundshme: Chelsea – Arsenal

Chelsea dhe Arsenal do përballen sot. Derbi londinez në mes Chelsea – Arsenal zhvillohet sot, transmeton lajmi.net. ‘Topçinjtë’ hyjnë në këtë takim në formën më të mirë, kjo pasi në 12 xhiro sa kanë zhvilluar gjithsej kanë 10 fitore, një humbje dhe një barazim. ‘Blutë e Londrës’ në anën tjetër kanë gjashtë fitore, tri humbje…

Sport

06/11/2022 10:42

Chelsea dhe Arsenal do përballen sot.

Derbi londinez në mes Chelsea – Arsenal zhvillohet sot, transmeton lajmi.net.

‘Topçinjtë’ hyjnë në këtë takim në formën më të mirë, kjo pasi në 12 xhiro sa kanë zhvilluar gjithsej kanë 10 fitore, një humbje dhe një barazim.

‘Blutë e Londrës’ në anën tjetër kanë gjashtë fitore, tri humbje dhe tri barazime.

Mirëpo, statistikat nuk vendosin asgjë në këtë derbi, pasi pritet të jetë tejet i zjarrtë.

Me të dy ekipet që kërkojnë fitoren në kryendeshjen e qytetit.

Takimi në mes Chelsea – Arsenal fillon në orën 13:00, dhe kështu pritet të rreshtohen skuadrat:

Chelsea: Mendy; Azpilicueta, Chalobah, Silva, Cucurella; Mount, Jorginho, Kovacic; Sterling, Havertz, Aubameyang.

Arsenal: Ramsdale; White, Saliba, Gabriel, Tierney; Partey, Xhaka, Odegaard; Saka, Martinelli, Jesus./Lajmi.net/