Formacionet e mundshme: Burnley – Arsenal

Arsenali është mysafirë i Burnleyt në xhiron e pestë të Premier Ligës.

Sport

18/09/2021 12:00

Burnley do të ballafaqohet me Arsenalin sot nga ora 16:00 në kuadër të xhiros së pestë, shkruan lajmi.net.

Të dyja ekipet nuk e kanë nisur aspak mirë edicionin e ri në Premier Ligë, andaj sot kërkojnë të marrin pikët maksimiale.

Pas katër xhirove Burnley ka vetëm një pikë në pozitën e 19, ndërsa ‘Topçinjtë’ kanë tri pikë në vendin e 17.

Edhe në këtë ndeshje për ‘Gunners’ do të mungojë Granit Xhaka për shkak të ndëshkimit me karton të kuq ndaj Man Cityt.

Këto janë formacionet me të cilat pritet të dalin në fushë të dyja skuadrat:

Burnley: Pope; Lowton, Mee, Tarkowski, Cornet; Gudmundsson, Westwood, Brownhill, McNeil; Wood, Barnes

Arsenal: Ramsdale; Tomiyasu, White, Gabriel, Tierney; Partey, Lokonga; Saka, Odegaard, Smith Rowe; Aubameyang /Lajmi.net/