Formacionet e mundshme: Belgjikë – Rusi
Belgjika dhe Rusia ndeshen sot në kuadër të rrethit të dytë në Grupin H të Kampionatit botëror. Marc Wilmots pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin bazë, por Adnan Januzaj prapë do të jetë rezervist
Sport
Adnan Januzaj nuk pritet të jetë titullar për Belgjikën në ballafaqimin e sotëm me Rusinë, në kuadër të rrethit të dytë në Grupin H të Kampionatit botëror në Brazil.
Mesfushori i talentuar nuk u inkuadrua fare në lojë në fitoren 2:1 ndaj Algjerisë dhe nuk do të jetë pjesë e disa ndryshimeve në formacionin bazë që pritet të bëhen nga selektori Marc Wilmots.
Mirëpo, ylli i Manchester Unitedit mund të inkuadrohet në lojë si rezervist, varësisht nga rrjedha e ndeshjes. Këto janë formacionet e mundshme të skuadrave:
Belgjikë (4-3-3): Courtois; Alderweireld, Van Buyten, Kompany, Vertonghen; Fellaini, Witsel, Defour; De Bruyne, Lukaku, Hazard.
Rusi (4-2-3-1): Akinfeev; Eshchenko, Berezutskiy, Ignashevich, Kombarov; Denisov, Fayzulin; Samedov, Kokorin, Dzagoev; Kerzhakov.