Formacionet e mundshme: Barcelona – Juventus

Sonte (e martë) do zhvillohet super sfida mes Barcelonës dhe Juventusit, në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Sport

08/12/2020 09:33

Ky derbi premton spektakël me faktin se do shohim përsëri duelin e dy më të mirëve Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, transmeton lajmi.net.

Të dy lojtarët pritet që janë të pranishëm nga minuta e parë dhe do provojnë të bëjnë më të mirën për të fituar ndeshjen.

Formacionet e mundshme:

Barcelona (4-2-3-1): Ter Stegen; Dest, Araujo, Lenglet, Alba; Pjanic, De Jong; Pedri, Messi, Coutinho; Griezmann.

Juventus (4-4-2): Buffon; Cuadrado, Danilo, Bonucci, Sandro; Ramsey, Arthur, Rabiot, Chiesa; Morata, Ronaldo.

Ndeshja zhvillohet në “Camp Nou” dhe nis në ora 21:00./Lajmi.net/