Formacionet e mundshme: Argjentinë – Belgjikë

Argjentina dhe Belgjika ndeshen në kërkim të kualifikimit në gjysmëfinale të Kampionatit botëror. Këto janë formacionet e mundshme të skuadrave për duelin në Estadio Nacional de Brasilia.

Sport

05/07/2014 10:14

Lionel Messi me shokë do të jenë në kërkim të kualifikimit për në gjysmëfinale të Kampionatit botëror.

Argjentina do të luajë kundër Belgjikës në Estadio Nacional de Brasilia, në një duel që premton të jetë jashtëzakonisht interesant duke marrë parasysh rrugëtimin e skuadrave deri këtu.

Gjiganti nga Amerika e Jugut konsiderohet favorit, por ekipi i selektorit Marc Wilmots ka dëshmuar se di të jetë kundërshtar shumë i rrezikshëm.

Këto janë formacionet e mundshme të skuadrave:

Argjentina (4-3-3): Romero; Zabaleta, Fernandez, Garay, Basanta; Gago, Mascherano, Di Maria; Messi, Higuain, Lavezzi.

Belgjika (4-3-3): Courtois; Alderweireld, Van Buyten, Kompany, Vertonghen; Witsel, De Bruyne, Hazard, Fellaini; Mirallas, Lukaku.