Fordi prodhon një super-veturë një-milionëshe, ka 700 kuaj-fuqi

Kompania prodhuese e automobilave ‘Ford’ ka lansuar një veturë të re të tipit GT në Festivalin e Shpejtësisë Goodwood, të mbajtur këtë vit.

Auto & Tek

04/07/2019 17:49

Ford GT Mk II karakterizohesh me një bollëk përmirësimesh aerodinamike. Madje, kompania prodhuese e modelit në fjalë potencon se “shumë nga përbërësit e tij janë provuar ta bëjnë veturën ndër më sfidueset në eventet e garimit”, transmeton lajmi.net.

Ndër përbërësit e rinj aerodinamikë përfshihen krahë të pasmë të dyfishtë që prodhon nivele ekstreme të zhurmës, një difuzor garues në pjesën e përparme, së bashku me dritare të reja me grila dhe elemente që ndihmojnë në balancimin e forcës së pasme të veturës.

Nën kapak, Ford GT Mk II posedon motor EcoBoost 3.5-litërsh, si makina e garave edhe ajo rrugore. Megjithatë, pasi Mk II nuk është i kufizuar nga ndonjë sanksionim garash, Ford ka arritur t’ia rrisë modelit në fjalë fuqinë në 700 kuaj fuqi.

Prodhimi i automjetit është i kufizuar në 45 copë, me një çmim fillestar 1,2 milionë dollarësh. /Lajmi.net/