Ford lanson veturën e re, ja për sa sekonda i arrin 100 km/h

Kompania prodhuese e automobilave 'Ford' ka sjellur modelin e ri të serisë 'Focus ST', me përmirësime të theksuara.

Auto & Tek

27/06/2019 16:25

Me një motor 2.3-litërsh, me turbo të integruar, e cila nxit rrotat të arrijnë deri në 276 kuaj-fuqi, ‘Focus ST’ është modeli më i fuqishëm i kompanisë deri më tani, transmeton lajmi.net.

E një videoklip i shkurtër i ‘Ford’ tregon fuqinë e veturës, e cila kap 100 km/h për vetëm 5.7 sekonda.

Megjithëse jo një version zyrtar, është bërë e ditur se për veturën pritet të përzgjedhet në mes motorëve EcoBoost ose dizel dhe shpejtësi manuale me gjashtë shpejtësi apo automatike me shtatë sosh. /Lajmi.net/

YouTube player