Forconi me këto ushqime imunitetin gjatë dimrit

Forcimi i imunitetit është veçanërisht i rëndësishëm gjatë dimrit kur trupi dobësohet për shkak të periudhave të viruseve, ftohjeve, gripit, andaj dieta dhe aktiviteti fizik luajnë një rol të madh gjatë kësaj periudhe.

Lifestyle

18/11/2019 21:57

Ne kemi përzgjedhur 10 ushqime për ju që mund të ndihmojnë në rritjen e imunitetit gjatë dimrit, transmeton lajmi.net.

Hudhra

Ul nivelin e kolesterolit të keq, presionin e lartë të gjakut, forcon sistemin imunitar, dhe është një bombë e vërtetë ushqyese.

Mjalti

Grimcat e polenit në mjaltë ndihmojnë organizmat e sistemit imunitar të ruajnë lëndët ushqyese dhe të prodhojnë qelizat e bardha të gjakut, të cilat janë krahu mbrojtës i trupit tonë, forcojnë trupin dhe kanë veti antivirale dhe antibakteriale.

Limoni

Është një frutë jashtëzakonisht e shëndetshme dhe medicinale që çdo familje duhet ta ketë në tryezë edhe gjatë këtyre ditëve të dimrit. Është një mbrojtës i shëndetit, eliminon helmet, rrit imunitetin, është një antibiotik natyral i pasur me vitaminë C.

Xhenxhefili

Ka fuqinë për të qetësuar inflamacionin, lehtësimin e kollës dhe forcimin e imunitetit. Qëroni dhe copëtoni një pjesë të xhenxhefilit. Vendosni në pesë decilitra ujë të ftohtë, gatuajeni për rreth 20 minuta, pastaj dhe shtoni mjaltë. Pini disa gota në ditë.

Piper i kuq djegës

Ndikon në qarkullimin e mirë të gjakut dhe në ngrohtësinë e trupit, stimulon gjëndrat me sekrecion të brendshëm, stomakun dhe mukozën. Është një burim i shkëlqyeshëm i mineraleve si hekuri, magnezi, fosfori, kalciumi dhe një burim i mirë i selenit. Përmban vitaminë A, K, C, E, riboflavin, niacin, tiaminë.

Hithrat

Çaji i hithrave ndikon në pastrimin e përgjithshëm të trupit dhe rrit imunitetin, pastron gjakun, limfatikën, nyjat, zvogëlon të gjitha infeksionet. Hithra përmban hekur, i cili është esencial për qelizat e kuqe të gjakut. Anemia, mungesa e forcës dhe lodhja janë për shkak të mungesës së hekurit.

Shega

Konsumimi i shegës rrit imunitetin, zvogëlon stresin dhe ka një efekt pozitiv në shëndetin e përgjithshëm. Përveç që është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminave, veçanërisht vitaminave K, C dhe acidit folik, ajo gjithashtu ka veti të forta antioksiduese, antivirale, antibakteriale dhe antitumorale.

Kosi dhe produktet e qumështit

Ashtu si produktet e tjera të qumështit me probiotikë, ato mbrojnë mikroflorën e zorrëve, e cila është baza e shëndetit, dhe kosi ndihmon në largimin e substancave të dëmshme nga trupi, duke rritur kështu imunitetin e të gjithë organizmit.

Qumështi i bletës

Për produktet e bletëve, të cilat janë veçanërisht të vlefshme në gjendjen e rraskapitjes, mungesës së gjallërisë psikofizike të organizmit dhe gatishmërisë së përgjithshme, më e rëndësishmja është qumështi i bletëve, i cili, si një biostimulues natyror me përmbajtjen e tij të vitaminave, mineraleve, aminoacideve dhe substancave të tjera, rrit në masë të madhe imunitetin.

Lakra

Është një përfitim i vërtetë për imunitetin dhe tretjen, dhe quhet edhe perime antistres. Lakra është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminave C dhe K, kaliumit dhe kalciumit. Shumë kohë përpara se shkencëtarët të zbulonin vitaminën C, marinarët bartnin me vete lakra për të parandaluar ftohjet. /Lajmi.net/