Forca Ajrore e Izraelit: Avionët janë gati të rifillojnë sulmet ndaj objektivave në Teheran

Ushtria izraelite ka deklaruar se është gati të rifillojë sulmet ndaj objektivave në kryeqytetin e Iranit, Teheran, shkruan CNN. Kështu kanë deklaruar sot kreu i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Eyal Zamir dhe shefi i Forcave Ajrore, Tomer Bar. “IDF po vepron sipas planeve të saj operacionale dhe avionët luftarakë të IAF (Forcave Ajrore…

Bota

14/06/2025 12:25

Ushtria izraelite ka deklaruar se është gati të rifillojë sulmet ndaj objektivave në kryeqytetin e Iranit, Teheran, shkruan CNN.

Kështu kanë deklaruar sot kreu i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Eyal Zamir dhe shefi i Forcave Ajrore, Tomer Bar.

“IDF po vepron sipas planeve të saj operacionale dhe avionët luftarakë të IAF (Forcave Ajrore të Izraelit) janë gati të rifillojnë sulmet ndaj objektivave në Teheran”, kanë deklaruar ata.