Fonseca: Mourinho nuk ka nevojë për këshillat e mia

Paulo Fonseca ka folur pas diskualifikimit nga Europa League.

Sport

06/05/2021 23:44

Roma u mposht nga Manchester United me rezultatin final në të dy ndeshjet, 8-5, ku “Red Devils” u kualifikuan në finale të Europa Leauge, shkruan lajmi.net.

Por, pas ndeshjes, trajneri i Romës, Paulo Fonseca u pyet për trajnerin e ardhshëm të Romës, Jose Mourinhon dhe nëse ai sheh nevojën që ti jap ndonjë këshillë para se të vijë në “Stadio Olimpico”.

“Fillimisht për mua ishte një nder i madh të drejtoj Romën, ishte një nder të jem pjesë e futbollit italian. Kam mësuar shumë, kur është kështu, duhet të vlerësojmë gjërat pozitive”, tha ai.

“Kam mësuar shumë, ishte vështirë, por ja vlejti”, shtoi ai.

“Nuk e di ku do shkoj, më pëlqen këtu në Itali, më pëlqen futbolli italian, por varet nga mundësitë, të shikojmë”, tha portugezi.

“Mourinho është një trajner që e njoh mirë, jemi portugezë dhe ka qenë korrekt me mua që nga fillimi”, shtoi ai.

“Nuk kam menduar të jap dorëheqjen, nuk jam person që dorëzohet, ka pasur momente të vështira, por unë gjithmonë jam i fokusuar në skuadër” tha Fonseca.

“Në këtë moment të vështirë është e rëndësishme të jesh i balancuar, gjëja më e lehtë do të ishte të dorëhiqesha, por s’e kam menduar kurrë. Mourinho nuk ka nevojë për këshillat e mia, por kemi kur të flasim dhe për çka”, përfundoi Paulo Fonseca./Lajmi.net/