Foda e Muriç me besim të plotë për fitore kundër Sllovenisë
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka folur në konferencë për media para ndeshjes kundër Sllovenisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Foda tha se grupi i lojtarëve është në formë të mirë dhe nesër në “Fadil Vokrri” ata do të bëjnë një shfaqje dinjitoze për të treguar kështu seriozitetin me të cilin…

Sport
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka folur në konferencë për media para ndeshjes kundër Sllovenisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
Foda tha se grupi i lojtarëve është në formë të mirë dhe nesër në “Fadil Vokrri” ata do të bëjnë një shfaqje dinjitoze për të treguar kështu seriozitetin me të cilin Kosova i është qasur këtij cikli kualifikues.
Ai shtoi se grupi ku bënë pjesë Kosova është shumë i balancuar, por pas fitores ndaj Suedisë “Dardanët” kanë shtuar vetëbesimin.
I bindur për fitore u shpreh edhe portieri Aro Muriç i cili tha se tashmë Kosova është një ekip i fortë dhe me lojtarë kualitativë.
Ai shtoi se me ardhjet e reja, sidomos në mbrojtje dhe mesfushë, tashmë ndihet shumë më i sigurt në pozicionin e tij si portier.
Muriç gjithashtu tha se mbështetja e tifozëve është tejet e rëndësishme andaj edhe nesër roli i tyre do të jetë vendimtar.
Ndeshja Kosovë – Slloveni zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45.
Kujtojmë, Zvicra prin në tabelë me gjashtë pikë pas dy xhirove. Kosova renditet e dyta me tri pikë. Sllovenia e Suedia kanë nga një pikë.