Foda: Duam t’i kënaqim tifozët

Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Suedinë. Ndeshja Kosova – Suedia zhvillohet të hënën nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”. Kosova të premten pësoi 4:0 në udhëtim nga Zvicra. “Ishim të vetëdijshëm që Zvicra ka ekip shumë të fortë. Duke ditur se Zvicra ka ekip…

Sport

07/09/2025 21:40

Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Suedinë.

Ndeshja Kosova – Suedia zhvillohet të hënën nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.

Kosova të premten pësoi 4:0 në udhëtim nga Zvicra.

“Ishim të vetëdijshëm që Zvicra ka ekip shumë të fortë. Duke ditur se Zvicra ka ekip të fortë, nuk kemi mundur ta zbatojmë mënyrën tonë të lojës. Në pasime nuk ishim preciz. Në mbrojtje kemi bërë gabime. Në pjesën e dytë kemi luajtur pak më mirë.

Dje kemi analizuar shumë mirë gabimet e ndeshjes me Zvicrën. Kemi analizuar secilin gabim. Jam shumë i bindur se kundër Suedisë do të kemi paraqitje shumë të mirë. E dimë që do të jetë ndeshje me shumë intensitet, me presion të lartë. Do të ketë duele një kundër një. Do të gjejmë zgjidhje. Jemi në shtëpi dhe dëshirojmë t’i kënaqim tifozët, Dardanët, njëjtë si në ndeshjet e kaluara që i kemi fituar”.