Flutura Kusari takon nënën e Liridona Ademajt: Naimi dhe të tjerët duhet të akuzohen për vrasje të rëndë
Juristja e medias, Flutura Kusari ka takuar sot nënën e Liridona Ademajt e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj Naim Murseli. Kusari takimin me të e ka quajtur “kafe me lot”, kjo për shkak të dhimbjes së madhe në prag të një vjetorit të vrasjes së Liridonës. Ajo ka thënë se takimi…
Lajme
Juristja e medias, Flutura Kusari ka takuar sot nënën e Liridona Ademajt e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.
Kusari takimin me të e ka quajtur “kafe me lot”, kjo për shkak të dhimbjes së madhe në prag të një vjetorit të vrasjes së Liridonës.
Ajo ka thënë se takimi mes tyre ishte më i vështiri mes tyre e sidomos kur flitet për fëmijët e Liridonës, shkruan lajmi.net.
“Nuk ka fjalë apo ngushëllim që mund t’i ndihmojë nanes dhe familjes së saj. Vetëm drejtësia e shpejtë dhe profesionale mund t’iu sjellë qetësi. Ndonëse ende ka afat, jam e habitur që ende nuk është ngritë aktakuzë ndaj të dyshuarëve. Naimi dhe të tjerët duhet të akuzohen për vrasje të rëndë sepse kanë kryer vrasje mizore dhe në mënyrë dinake dhe meritojnë burgim të përjetshëm. Shpresoj që mediat do të gjejnë kohë dhe hapësirë që sëbashku me familjen ta kujtojmë Liridonen dhe të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për të”, ka shkruar Kusari. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë: