Floyd vdiq në duart e policisë, Koci thotë se asokohe Amerika dridhej- e në Kosovë veç statusa prej shpisë për Zejnullahun
Një rast i ngjashëm me një tjetër që kishte tronditur Amerikën, por edhe gjithë botën vite më parë ndodhi së fundi në Kosovë. “Vrasje nga pakujdesia” po cilësohet fillimisht rasti i Agon Zejnullahu, 27 vjeçarit që vdiq në rrugë derisa për arrestimin e tij po “përkujdeseshin” pesë zyrtarë policorë. Agon Zejnullahu raportohet të ketë ndërruar…

Lajme
Një rast i ngjashëm me një tjetër që kishte tronditur Amerikën, por edhe gjithë botën vite më parë ndodhi së fundi në Kosovë.
“Vrasje nga pakujdesia” po cilësohet fillimisht rasti i Agon Zejnullahu, 27 vjeçarit që vdiq në rrugë derisa për arrestimin e tij po “përkujdeseshin” pesë zyrtarë policorë.
Agon Zejnullahu raportohet të ketë ndërruar jetë në rrugë, derisa si fillim policia kishte njoftuar se po ndërhynin në arrestimin e tij për shkak se ai ishte në gjendje të dehur dhe po sulmonte qytetarët e makinat në lëvizje.
Por rasti në fjalë nuk u raportua në Inspektorat Policor as për tetë orë- gjë që vuri edhe më tepër dyshime në rast.
Tanimë që rasti po trajtohet nga Prokurori i Krimeve të Rënda dhe pesë zyrtarët policorë janë në ndalim- një rast tjetër është kthyer në mendje.
Është ai i George Floyd në Amerikë.
Floyd ishte vrarë më 25 maj 2020 nga një zyrtarë policorë në Minneapolis Minesota gjatë një arrestimi.
Arrestimi i burrit afrikano-amerikan ishte bërë kishte për një kartëmonedhë të falsifikuar njëzet dollarëshe.
E këtë rast me 27 vjeçarin në Lipjan e lidhi edhe avokati, Arianit Koci.
Ai madje çuditet me mos-reagimin e qytetarëve, derisa për këtë rast në Amerikë ishte protestuar vazhdimisht.
Postimi:
Vdes George Floyd – në duart e policisë – krejt Amerika çohet n’këmbë. Protesta, rrëmujë, presion. Shteti dridhet.
Te na, vdes një djalë 27-vjeçar – në duart e policisë. Reagimi? Disa statuse prej shtëpisë.
Në anë tjetër, Kuvendi – dështon me u formu për herë të 43-të. Shteti – në bllokadë. Populli – në gjumë.
E vërteta është e thjeshtë: një popull si ky i yni, nuk e kundërshton autoritetin – edhe kur ai është i padrejtë, ose i rrezikshëm.
Prandaj, nuk po e kuptoj, pse hala po çuditemi që jemi shteti ma i varfër, e ma i paorganizum n’Evropë?!
Tani, a po e kuptoni pse pushtuesit na kanë mbajtë me shekuj nën këmbë?
Se shumë shpesh, s’kemi pasë guxim me u çu, me protestu – as kur duhet, as për atë që duhet./Lajmi.net/