“Flokë të derdhur”, trendi i ri i vjeshtës 2021
Nuk është hera e parë që kemi parë flokët e drejtë dhe të lëmuar të jenë në modë por ndryshimi i këtij viti është se ato janë të shkëlqyeshëm si asnjëherë më parë.
Lifestyle
Pavarësisht nëse janë të gjatë apo të shkurtër : modeli më i ri i vjeshtës është flokë jashtëzakonisht të lëmuar dhe me shkëlqim të ekzagjeruar siç kemi parë Jennifer Lopez dhe Kim Kardashian.
Këtu janë të gjitha sekretet për të rikrijuar efektin më trendi të momentit në shtëpinë tuaj.
Nuk është hera e parë që kemi parë flokët e drejtë dhe të lëmuar të jenë në modë por ndryshimi i këtij viti është se ato janë të shkëlqyeshëm si asnjëherë më parë.
Ndjekja e trendit më të lezetshëm të momentit do të jetë shumë e lehtë edhe në shtëpi. Ju do të keni nevojë vetëm për një pjastër.
Për të pasur dhe një efekt ndriçues më pas mund të përdorni shampo bashkë me balsam dhe më pas të shtoni vaj për flokët. Mundësisht për personat që kanë flokë të yndyrshëm vaji të jetë i thatë. /Lajmi.net/