Flick konfirmon mungesat tek bavarezët, ka disa fjalë edhe për Sane
Bayern Munchen do të ndeshet me skuadrën Mainz 05 në kuadër xhiros së 14-të të Bundesligës.
Sport
Trajneri i Bayern Munchen, Hans-Dieter Flick, duke folur për gazetarët në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Mainz 05, ka konfirmuar mungesat dhe pati disa fjalë edhe për futbollistin e ti të Bayern, Leroy Sane, i cili u zëvendësua herën e fundit nga loja dhe mediet nisën spekulimet mbi marrëdhënien e tyre, transmeton lajmi.net.
Flick tha se Kingsley Koman dhe Marc Roca nuk do jenë të gatshëm për ndeshje.
Ai foli edhe për Leroy Sane, të cilin e porositi të angazhohet.
“Ai duhet të angazhohet. Ai është shumë kritik ndaj vetes për paraqitjen e tij. Ka një ose dy gjëra që kontakti i parë nuk ishte optimal. Ai ka një cilësi jashtëzakonisht të madhe me këmbën e majtë dhe është tejet i shpejtë. Ai ka nevojë për këtë kualitet në çdo lojë. Të gjithë ne jemi në mbështëtje të tij”, përfundoi Hansi Flick./Lajmi.net/
?️ #Flick zum Personal vor #FCBM05: “Kingsley #Coman wird verletzt ausfallen. Tanguy #Nianzou und @marcroca21 fallen ebenfalls aus.” #FCBayern #packmas pic.twitter.com/WrujAPrV6F
— FC Bayern München (@FCBayern) January 2, 2021