Fletëvotimi do të jetë me Stemën e Republikës së Kosovës

Fletëvotimi i Zgjedhjeve Parlamentare të 8 qershorit, do të jenë me Stemat e Republikës së Kosovës.

Lajme

23/05/2014 17:26

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka miratuar fletëvotimin, për zgjedhjet e 8 qershorit, në të cilin do të vendoset edhe Stema e Republikës së Kosovës.

Me këtë, është arritur që të rikthehen simbolet shtetërore që kanë munguan në zgjedhjet e kaluara lokale.

Gjatë kësaj mbledhje, është kërkuar që edhe iniciativat qytetare, të kenë logot e tyre në fletëvotime, ashtu siç e kenë të gjitha partitë tjera politike. Në fletëvotim po ashtu shkruhet që duhet të votohen më së shumti pesë kandidat.

Florian Dushi, përfaqësues i LDK-së në KQZ, tha se këto fletëvotime nuk dallojnë shumë nga ato të vitit 2010 dhe se kjo do të jetë më e lehtë për qytetaret, të cilët dalin në zgjedhje.

Edhe Betim Gjoshi, përfaqësues i PDK-së në KQZ, i ftoi të gjitha iniciativat që t’i sjellin logot e tyre, pasi që të gjitha partitë, pjesëmarrëse në zgjedhje, sipas tij duhet të trajtohen barabartë. (Kosova Press)