Flet babai i shoferit të kamionit që e shkaktoi aksidentin në Gjilan

Në mesditën e sotme, në qytetin e Gjilanit ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.

Lajme

07/03/2019 21:44

Sokol Avdijaj, babai i shoferit që shkaktoi aksidentin e rëndë në Gjilan ka folur rreth kësaj ngjarjeje tragjike që ndodhi në pasditen e sotme atje.

Avdijaj thotë se e kanë përjetuar shumë rëndë si familje.

“Kam dhimbje ma shumë për ta se për djalin temin. Ma kom pas qejf familja jem mu kanë në këtë ngjarje se sa ata, rast shumë i rëndë. Ka pas taksirat, fatkeqësi se ka bë me qëllim, u kanë tu punu për një kafshatë bukë, s’kem pas naj qëllim të keq’’, ka thënë për RTV Dukagjini babai i të arrestuarit.

27 persona të lënduar  nga aksidenti i rëndë në Gjilan është bilanci i atyre që po trajtohen aktualisht në Qendrën Spitalore të këtij qyteti.

Tre prej tyre në gjendje më të rëndë po qëndrojnë në QKUK të Prishtinës.