Flasin nga AAK para tentimit numër 21 për konstituimin e Kuvendit: Jemi të gatshëm të votojmë për Selimin dhe Bogujevcin
Kuvendi i Kosovës nesër nga ora 11:00 do të mblidhet sërish për të vazhduar seancën konstituive të 21-të me radhë. Kaluan mbi tre muaj që kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare dhe kurrsesi Kuvendit të konstituohet. Partitë politike ende nuk kanë arritur konsensus për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. E deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e…

Lajme
Kuvendi i Kosovës nesër nga ora 11:00 do të mblidhet sërish për të vazhduar seancën konstituive të 21-të me radhë.
Kaluan mbi tre muaj që kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare dhe kurrsesi Kuvendit të konstituohet. Partitë politike ende nuk kanë arritur konsensus për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
E deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj thotë nuk ka ndonjë informacion të ri nëse do të ketë ndryshime dhe se seanca do të vazhdojë me ritmin e njëjtë të diskutimeve dhe procedurave.
Kadrijaj thotë se si parti i kanë qëndrimet e qarta dhe të vendosura për kandidaturat që mund të propozohen në këtë seancë, ku shton se AAK do ti ketë votat për Shqipe Selimin dhe Saranda Bogujevcin.
“Ne nuk kemi ndonjë informatë nëse do të ketë ndryshime për seancën e neserme, besoj që do të vazhdojë me ritmin e njejtë. AAK i ka qëndrimet e qarta, nëse ndërrohet kandidati dhe propozohet një kandidat që AAK ka thënë që do të ketë votë për atë kandidat, ne do i votojmë dhe kemi thënë se pa hezitim i kemi votat. Do ti kemi votat për Shqipe Selminin dhe Saranda Bogujevcin“, tha ajo.
Tutje ajo ka shtuar se Gjykata Kushtetuese duhet të shfrytëzojë kërkesën që AAK ka adresuar dhe të caktojë një afat kohor për çështjen e Kryetarit të Kuvendit.
“Është dasht që Gjykata Kushtetuese me shfrytëzu kërkesën tonë që e kemi adresu dhe me caktu një afat kohor se sa ka të drejtë Kurti me shfytëzu si afat kohor çështjen e kryetarit të Kuvendit. Vendi është në një ngërç të thellë dhe pa rrugëdalje“, përfundoi Kadrijaj për gazetën blic.