Flamuri në Ambasadën e SHBA-ve në gjysmështizë, Hovenier: Ne qëndrojmë me popullin e Kosovës në Ditën Kombëtare të Zisë

Ambasadori i SHBA-ve, Jeff Hovenier, është solidarizuar me popullin e Kosovës në Ditën Kombëtare të Zisë, duke nderuar dhe kujtuar viktimat e femicidit. Hovenier tha se vrasjet e fundit në vend duhet të trajtohen me nevojë urgjente. “Sot, ne qëndrojmë me popullin e Kosovës në Ditën Kombëtare të Zisë, duke nderuar dhe kujtuar viktimat e…

Lajme

17/04/2024 12:26

Ambasadori i SHBA-ve, Jeff Hovenier, është solidarizuar me popullin e Kosovës në Ditën Kombëtare të Zisë, duke nderuar dhe kujtuar viktimat e femicidit.

Hovenier tha se vrasjet e fundit në vend duhet të trajtohen me nevojë urgjente.

“Sot, ne qëndrojmë me popullin e Kosovës në Ditën Kombëtare të Zisë, duke nderuar dhe kujtuar viktimat e femicidit dhe të gjitha gratë kosovare që janë viktima të dhunës në familje. Vrasjet dhe aktet e fundit e dhunës në familje nënvizojnë nevojën urgjente për të bërë më shumë për të trajtuar dhe parandaluar të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave. Ne duhet të përpiqemi të ndërtojmë shoqëri ku çdo individ mund të jetojë pa frikë dhe pa u lënduar”, ka shkruar Hovenier.